Kosova
Në Preshevë u mbajt Konferenca “Ekonomia shpëton Luginën”, premtohet rimëkëmbja ekonomike e Luginës

Në Preshevës u mbajt Konferenca Ekonomike me moton “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës” e organizuar nga Unioni i Afaristëve “Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc” ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve nga të gjitha viset shqiptare, Në Preshevë u mbajt Konferenca “Ekonomia shpëton Luginën”, premtohet rimëkëmbja ekonomike e Luginës nga Qeveria e Kosovës, përfaqësues të Odave Ekonomike nga Kosova dhe Maqedonia veriore, drejtues të rrjeteve të bizneseve përfaqësues diplomatikë (Ambasada Shqiptare në Beograd), OSBE dhe përfaqësues nga diaspora shqiptare.
Kjo konferencë kishte për qëllim krijimin dhe promovimin e rrjetit të prodhuesve vendorë me ata ndërkombëtarë si dhe sensibilizimin e gjendjes ekonomike në Luginën e Preshevës.
Xhelal Memeti, kryetar i UAV për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc prezantoi një retrospektivë të situatës ekonomike dhe tregtare si dhe të bizneseve në Preshevë dhe Luginë.
Nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqësues ishin zëvendësministri i MBPZhR-së, Imri Demelezi dhe këshilltarja politike e kryeministrit për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani. Ata u shprehën se Qeveria do të vazhdojë përkrahjen e fuqishme për përparimin social dhe ekonomik të Luginës së Preshevës. Jemi të vendosur të krijojmë kushte të favorshme për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve shoqërore si dhe kontribuimin në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Këtë e kemi dëshmuar edhe përmes iniciativave dhe mbështetjes së ofruar në vazhdimësi për Luginën e Preshevës.
Folësit e kësaj konference duke përshëndetur organizatorët thanë se ky forum ekonomik në Preshevë ka ndikuar pozitivisht në jetën dhe zhvillimin e Luginës së Preshevës duke treguar se shqiptarët e kësaj zone nuk janë të vetëm.
Fjala përshëndetëse e filantropit, humanistit dhe biznesmenit ndërkombëtar Lazim Destani në Konferencën ekonomike në Preshevë:
“Jam i lumtur që ndodhem sot këtu në Preshevë për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në këtë Konferencë Ekonomike të organizuar nga UNIONI I AFARISTËVE VIZIONI – PRESHEVË, MEDVEGJË, BUJANOC.
Kam marrë pjesë në shumë Konferenca Ekonomike të nivelit kombëtar apo ndërkombëtar, por pjesëmarrja në këtë Konferencë është po aq e veçantë sa dhe vetë motoja e kësaj Konference: “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”!
Kam përshtypjen se në Luginën e Preshevës, kjo është Konferenca e parë ekonomike e këtyre përmasave, me pjesëmarrje të gjerë të Odave dhe subjekteve ekonomike, si dhe bizneseve nga të gjitha trojet tona dhe nga diaspora.
Me këtë rast, për iniciativën dhe organizimin e kësaj Konference dua ta përgëzoj Kryesinë e Unionit të Afaristëve Vizioni dhe në veçanti Kryetarin Xhelal Memeti.
Kjo pjesëmarrje e gjerë patjetër që ofron mundësi të mëdha bashkëpunimi mes kompanive tona, ku gjithsesi edhe Odat Ekonomike kanë rol shumë të madh me mbështetjen dhe lehtësirat që u ofrojnë kompanive, si për bashkëpunim ashtu dhe për investime potenciale.
Lugina e Preshevës kërkon dhe meriton të ketë vëmendjen e klasës së biznesit. Investimet këtu le të konsiderohen edhe si obligim tonin për ta mbështetur popullatën e këtushme. Kontributi ynë për zhvillimin ekonomik të kësaj ane është i pazëvendësueshëm dhe me rol jetik për zhvillimin e përgjithshëm të Luginës.
Gjithashtu, faktorit politik të Luginës së Preshevës, si dhe institucioneve vendore këtu, do t’u bëja thirrje për unitet dhe për veprime mbështetëse për bizneset dhe për investime të reja.
Zonat e Lira Ekonomike, për shembull, luajnë rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, andaj drejtuesit e komunave të Luginës mund të bëjnë përpjekje për ndonjë të tillë. Këto zona ofrojnë mundësi të shkëlqyera për investitorët dhe sidomos për Investime të Huaja Direkte, të cilat paraqesin segment tejet të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi.
Për ta përfunduar, dëshiroj të mirën për Luginën e Preshevës, dhe Konferencës i uroj punime të mbara dhe shumë suksese!
Në fund të kësaj konference dyditore me temën ‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës’, pjesëmarrësit e konferencës patën rastin të vizitonin dhe njiheshin me punën e ndërmarrjeve më të njohura në Luginën e Preshevës.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët