Kosova
Në Prekaz, nxënësit pushojnë për 6 mars

Të hënën e 6 marsit nxënësit në Prekaz nuk do të mbajnë mësim. Në fshatin ku ishte edhe shkëndija e luftës për pavarësi me 5, 6 dhe 7, nxënësit nderojnë datën dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mendoj se meqenëse është 6 marsi dhe në kuadër të Epopesë së UÇK-së, ku kujtohen dhe nderohen të gjithë dëshmorëve, ne si organizatë dhe mendoj se si institucione përgjithësisht që sot do të duhej të bënin homazhe dhe shkollat të mos punojnë, jo vetëm në Prekaz, por edhe në nivel shtetëror”, ka thënë Xhavit Jashari, pjesëtar i familjes Jashari, njëherësh edhe udhëheqës i shoqatës së familjarëve të dëshmorëve, për Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Jashari ka shprehur edhe dëshpërimin e tij me mënyrën se si nderohet e manifestohet në këto data të rëndësishme për Kosovën. “Pas luftës së UÇK-së, nuk i kanë kryer detyrat e veta qoftë historianët, qoftë intelektualët e ndryshëm studiues, sepse ende nuk thuhet realiteti i gjithë ngjarjes që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars, sepse këtu kemi të bëjmë me rezistencën e një lagje të tërë. Duhet të shkruajnë të vërtetën e ngjarjeve, jo vetëm për luftën e UÇK-së, por për të gjitha rastet, të gjitha veprimtaritë atdhetare, që mendojë se pa këto sakrifica e pa këto lufta para luftës së UÇK-së, dyshoj se do të ndodhte edhe lufta e UÇK-së”, ka shtuar ai për Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Më 5, 6 dhe 7 mars 1998 Familja Jashari rezistoi nën bombardimet e serbëve, duke u bërë kështu edhe nismëtarë të luftës për liri, këto data shënojnë edhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri