Lajme

Në pranga për prostitucion

Dy meshkuj në mënyrë të paligjshme, i siguronin klientë një femre në një shtëpi private në Gjilan

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore,  ka arrestuar në rajonin e Gjilanit tre qytetarë kosovarë, dy meshkuj dhe një femër,  për ushtrimin e “zejes” së prostitucionit në mënyrë të jashtëligjshme. Dy nga të arrestuarit me procedurë të përshpejtuar janë dërguar në paraburgim, ndërsa i treti është liruar mirëpo ndaj tyre, si grup, pritet të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, rreth orës 16:00, në rajonin e Gjilanit ka realizuar operacionin policor të koduar “Shtatori” me ç’ rast ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale -Mundësim prostitucioni dhe Marrje me prostitucion”, thuhet në një kumtesë të policisë.  Personat e arrestuar, sipas Policisë, janë I.  B, mashkull shqiptarë, S.  I.  Mashkull – shqiptar dhe H. V.     Femër shqiptare, të gjithë nga Kosova.“Personat e dyshuar janë arrestuar nga policia në vepër, në një shtëpi private pasi që  të njëjtit paraprakisht kishin arritur marrëveshje  që përmes të dyshuarit  I. B , cili i mundësonte  prostitucion të  dyshuarës H. V. duke i gjetur klientë të ndryshëm për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të të  hollave”, thuhet në deklaratën e Policisë.Pas intervistimit nga hetuesit policorë  të dyshuarit  S. I.  dhe H. V., sipas komunikatës,  janë  dërguar në gjykatë për kundërvajtje në procedurë të shpejtë për “Marrje me Prostitucion”   ndërsa me autorizim të prokurorit  “i dyshuari për veprën penale  “Mundësim i prostitucionit” I. B.  është liruar dhe lënda do të procedohet në  procedurë  të rregullt”.