Lajme
Në prag të ardhjes së bashkatdhetarëve, Kosova “kantier” ndërtimi
Për shumë qytetarë, fillimi i punimeve në infrastrukturë gjatë muajve korrik dhe gusht, është tepër e sikletshme pasi që të gjitha rrugët janë shndërruar në kolona
Në prag të ardhjes së bashkatdhetarëve, Kosova është ndërruar në kantier ndërtimi, pasi që të gjitha rrugët e të gjitha qyteteve janë shndërruar në “baushtella”. Për shumë qytetarë, fillimi i punimeve në infrastrukturë gjatë muajve korrik dhe gusht, është tepër e sikletshme pasi që të gjitha rrugët janë shndërruar në kolona.
Përveç qendrës së qytetit të Prishtinës e cila është bllokuar për shkak të punimeve në ko-gjenerim, edhe rruga Prishtinë-Fushë-Kosovës është shndërruar në kantier ndërtimi. Aty ka filluar zgjerimi i rrugës, i cili konsiderohet shumë i nevojshëm, por jo tash në periudhën kur në Kosovë kanë ardhur bashkatdhetarët për pushsime.
Zëdhwnwsja e Prishtinws, Miranda Mullafazliu ka thënë për mediet lokale të Kosovës, se ata kanë bërë analizat dhe e kanë parë më të arsyeshme që këto punime të kryhen në këtë kohë kur shkollat kanë përfunduar dhe shumë qytetarë shkojnë në pushime.
“Prishtina është qytet i madh dhe është vështirë të gjendet një kohë kur fluksi është më i vogël. Kemi bërë disa analiza dhe e kemi marrë këtë vendim meqenëse ka përfunduar viti shkollor dhe Universiteti”, thotë Mullafazliu.
Për këtë komuna njofton se ata janë duke bashkëpunuar me policinë në mënyrë që të zbusin sado pak gjendjen në komunikacion.
“I lusim qytetarët për mirëkuptim dhe planifikim dhe për përdorim racional të automjeteve sepse ky punim duhet të përfundohet patjetër, është më i thellë nuk mund të bëhet sipërfaqësisht, as për më shkurt, por kemi bashkëpunim edhe me policinë për të parë se si mund të zbutet sadopak gjendja në komunikacion”, ka shtuar ajo.
Edhe zgjerimi i rrugës Prishtinë-Fushë Kosovë kanë krijuar kolona të gjata, sidomos në hyrje të Prishtinës ku komunikacioni është vështirësuar dukshëm. Mirëpo qytetarët vlerësojnë se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë i domosdoshëm, për shkaka të lidhjeve të Prishtinë me këtë komunë. Pore dhe qytetarë thonë se zgjerimi po ndodhë në kohë të papërshtatshme.
Por Saranda Jusufi, zëdhënëse në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë se punimet për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve fillojnë në muajin prill dhe më pas projektet zhvillohen në bazë të planit.
“Sezoni i ndërtimit dhe i rindërtimit të rrugëve publike fillon në muajin prill dhe kjo në vartësi të kushteve atmosferike varion nga data 01 prill e derisa këto kushte janë të favorshme për ekzekutim të punimeve. Është e kuptueshme se në sezonin e dimrit përgjithësisht, por edhe në sezone të tjera me kushte të rënduara të motit, pra të reshjeve të mëdha, punët në ndërtim-rindërtimin e rrugëve nuk mund të zhvillohen”, ka thënë ajo.
Jusufi ka thënë se në bazë të planit dinamik prej 200 ditësh për kryerjen e punimeve në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë dhe sezonin e cekur më lart, kur këto punime nuk mund të zhvillohen “atëherë logjikshëm rrjedh konkluzioni se asnjë kohë nuk mund të tejkalohet pa u prekur periudha e ardhjes dhe qëndrimit të mërgimtarëve tanë në Republikën e Kosovës”, ka thënë ajo, për “Zërin”.
Por Ibrahim Rexhepi, njohës i zhvillimeve ekonomike në vend, thotë se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë i domosdoshëm. Por, sipas tij, kjo rrugë tashmë ishte dashur të jetë e përfundua.
“Është e vërtetë se segmenti rrugor Fushë Kosovë – Prishtinë është i stërngarkuar, prandaj si i tillë ka qenë fyt i ngushtë në trafik. Kjo erdhi nga zgjerimi i madh i bizneseve dhe ndërtimi i objekteve për banim, të cilat janë të lidhura ngushtë me Prishtinën. Pra, investimi në zgjerimin e rrugës ka qenë i domosdoshëm. Ndërsa është relative për atë se kur është dashur të nisen punimet. Më e mira do të ishte që ajo tashmë të ishte e përfunduar”, ka thënë Rexhepi.
Përveç në Prishtinë, punime në infrastrukturë po ndodhë edhe nëpër qendrat e Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












