Jeta në Zvicër
Aksion i gjerë kontrolli: Arrestohen 7 veta, 4 prej tyre shqiptarë
Bëhet fjalë për dy shtetas të Kosovës, dy të Shqipërisë, një të Eritresë, një të Marokut dhe një tjetër të Zvicrës
Policia e Kantonit Aargau dhe njësitet e Rojave Kufitare kanë zhvilluar mbrëmjen e të premtes një aksion përmasash të gjera në luftë kundër krimit, njofton polizeinews.ch. Aksioni ka qenë i ngjashëm me atë që ishte zhvilluar një javë më parë, përveç që ky i të premtes ka qenë “më pak spektakular”, thonë në polici.
Me këtë rast, kontrollimit i janë nënshtruar makinat që dilnin nga autostrada A1 në rrugët magjistrale të Kantonit të Aargau-t, transmeton albinfo.ch. Patrullat e policisë dhe Rojave kufitare kanë zënë pozicione në pika të ndryshme kontrolli, duke ndaluar makina të shumta.
Si rezultat i aksionit, policia ka arrestuar shtatë persona, të dyshuar për delikte të ndryshme. Bëhet fjalë për dy shtetas të Kosovës, dy të Shqipërisë, një të Eritresë, një të Marokut dhe një tjetër të Zvicrës.
Ata janë ndaluar për mosrespektim të ndalimit për hyrje në Zvicër që u është shqiptuar më herët, pastaj për dyshim të kryerjes së akteve të grabitjes dhe për qëndrim ilegal në Zvicër.
Po ashtu në mesin e të ndaluarve ka pasur drejtues të makinave që po ngisnin nën ndikimin e alkoolot dhe drogës.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











