Lajme
Në Mitrovicë situatë e rënduar
Prefekti i Mitrovicës, Avni Kastrati kërkoi nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të koordinuar në mënyrë që situata të mos dalë jashtë kontrollit
Në kohën kur në Bruksel po bëhen hapat vendimtarë për shpërbërjen e strukturave paralele serbe nga veriu i Kosovës, në Mitrovicën e veriut janë shpeshtuar sulmet me bomba kundër personave të caktuar. E gjithë kjo situatë alarmante, sipas përfaqësuesve lokalë, po bëhet për qëllime të caktuar politike.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati tha se qyteti i ndarë, po përjeton situatën më kritike, për faktin se në Bruksel po bisedohet për shpërbërjen e strukturave paralele dhe kriminale në veri.
“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të koordinuar në mënyrë që situata të mos dalë jashtë kontrollit, duke pasur parasysh se strukturat ilegale do të provojnë të krijojnë probleme”, deklaroi prefekti Kastrati.
Këto komente ai i bërë të martën në takimin e Komitetit të Sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.
Ai shfaqi kënaqësinë që aktivitetet për festimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në jug të qytetit kanë kaluar mirë dhe pa asnjë problem. “Ka pasur shumë aktivitete dhe të gjitha kanë kaluar qetë”, deklaroi Kastrati.
Edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala tha se situata e sigurisë në veri të Mitrovicës është jostabile, për shkak të incidenteve të shpeshtuara gjatë ditëve të fundit. Shpërthimet, siç tha ai, janë duke e mbajtur situatën të tensionuar.
“Shpesh po dëgjohen përfaqësuesit e strukturave ilegale duke fajësuar shqiptarët, mirëpo kjo po demantohet nga faktet në terren. Strukturat paralele dhe MUP- i duke qenë se po u ngushtohet hapësira e veprimit janë duke tentuar që të destabilizojnë situatën”, deklaroi ai.
Zyrtarët e EULEX-it të pranishëm në këtë takim, thanë se pas incidenteve të fundit i kanë rritur masat e sigurisë.
Ndryshe, kohën e fundit në Mitrovicën e veriut, e banuar me shumicë serbe, kanë ndodhur disa shpërthime, ku cak sulmi kanë qenë kryesisht qytetarët serbë që janë duke punuar me institucionet e Republikës së Kosovës. Deri më tani vetëm një qytetarë serb është arrestuar lidhur me këto sulme.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












