Tematike
Në mes të “vrasjes së rëndë” dhe “aksidentit”
Prokuroria kërkon 20 vet burg për shqiptarin 24 vjeçar që ka vrarë mikeshën e tij 17 vjeçe. Avokati i dorasit kërkon 39 muaj burg, për vrasje nga pakujdesia
Para katër vitesh, më 7 mars 2009 shqiptari asokohe 20 vjeçar kishte vrarë vajzën 17 vjeçe me të cilën ishte në lidhje. Vrasja ka ndodhur në veturën e të riut nga Kosova dhe nga afërsia e drejtpërdrejtë, në Volketswil të Cyrihut. “Një ekzekutim gjakftohtë” e kishte përshkruar prokuroria vrasjen, duke e ngarkuar dorasin me veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Për këtë vepër kishte kërkuar dënim me 20 vjet burg. Ndërsa vetë dorasi dhe mbrojtja kanë këmbëngulur për vrasje aksidentale ose nga pakujdesia dhe për një dënim prej 39 muajsh heqje lirie. Por, trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut në Uster kishte vendosur për një masë ndëshkuese 13.5 vjet burg për veprën penale vrasje me paramendim. Vendimi ishte marrë në shkurt të vitit 2012.
Sot, më 4 mars ka filluar rigjykimi në një instancë më të lartë, gjegjësisht në Gjykatën e Lartë në Cyrih,
Prokurori sërish, edhe në seancë e sotme ka kërkuar 20 vjet burg, duke thënë se faji i 24 vjeçarit është shumë i rëndë dhe për faktin se te ai nuk është konstatuar ndonjë përgjegjshmëri e zvogëluar. Një heqje lirie prej 17 vitesh do të ishte e pranueshme, nëse i akuzuari dënohet për vrasje me paramendim, ka thënë prokurori.
Avokati i prindërve të vajzës ka kërkuar 20 vjet burg për dorasin dhe 120 mijë franga zhdëmtim për prindërit. Edhe pse, sipas tij, “as kjo shumë nuk mund të zbusë dhembjen e tyre”.
Ndërkaq, vazhdon të mbetet e paqartë përse kosovari ka shkrepur armën në qafën e të dashurës së tij. Para gjyqit ai kishte deklaruar të ketë menduar se arma nuk ishte e mbushur. Ka shtuar po ashtu se “ishte monotoni dhe po dëshironte të aktronte para mikeshës së tij”.
Po ashtu mbetet e paqartë se prej nga e ka siguruar ai armën dhe si është gjendur ajo në atë moment në veturë.
Prokurori ka hedhur poshtë mundësinë që i riu të ketë menduar se revolja ishte pa plumba. Këtë, sipas tij, e dëshmon fakti se dorasi refuzon të tregojë se ku ka mbetur revolja me të cilën është bërë krimi. Po të ishte revolja e prishur, ai do të kishte interes ta gjente dhe ta sillte atë si dëshmi.
Pala akuzuese ka shtuar se, po të bëhej fjalë për aksident, dorasi nuk do ta zvarriste dërgimin e vajzës në spital. Ai thuhet të ketë thirrur vëllanë e tij, është takuar me të në një parking tjetër dhe vetëm pasi kanë bërë një rrugë të tërthortë me veturë, e kanë dërguar vajzën në spital.
Për prindërit e vajzës së vrarë është shumë e qartë se bëhet fjalë për një vrasje të paskrupullt, ka thënë babai i saj.
I akuzuari ka shfrytëzuar të drejtën e heshtjes për të shumtën e çështjeve me të cilat është ngarkuar. Sipas medieve të Cyrihut, ekziston mundësia që dënimi shkallës së dytë ë shqiptohet qysh sot.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











