Shqipëria
Thaçi e refuzon ftesën e Ramës, publikisht
Thaçi thotë se nuk shkon në Shqipëri shkaku i Serbisë,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se e ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të marrë pjesë në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë, e se mbështetja dhe bashkëpunimi mes dy shteteve është i natyrshëm dhe i përhershëm.
“Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë”, thotë presidenti.
Thaçi ndërkaq ka thënë se përderisa shteti serb vazhdon të mohojë krimet në Kosovë, në këtë situatë, thirrjet dhe iniciativat e tilla janë krejtëtsisht të pakuptimta.
“Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shton ai.
Presidenti shton se rrethanat që kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe të dytin që u mbajt në Ohër, nuk kanë ndryshuar, përcjell albinfo.ch.
“Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë”, tha presidenti.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit...
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente Austria po përballet me temperatura të larta ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin...
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri