Lajme
Në Mal të Zi mbyllen kutitë e votimit, shqiptarët garuan të ndarë
Në orën 20.00 janë mbyllur qendrat e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në të cilat marrin pjesë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Qendrës për transicion demokratik CDT, 74.2 për qind e votuesve, ose 400,600 qytetarë votuan në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 19.00, ose 3.3 për qind më shumë se në zgjedhjet parlamentare 2016, kur 70.9 për qind e votuesve votuan deri në orën 19:00.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, kurse të pestat që nga rivendosja e pavarësisë. Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.
Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviçit kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vjetësh në pushtet.
Zgjedhjet u monitoruan nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









