Kosova
Në Kosovë nuk do të ketë pension nën 100 euro
Pensionet tash e tutje dalin në mes të muajit – nga rritja e tyre përfitojnë rreth 175 mijë pensionist
Ministri i Financave dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se në Kosovë nuk do të ketë më pensione nën 100 euro, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se vendimi për rritjen e pensioneve është marrë në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës për këtë vit.
Në kuadër të Pakos së Qeverisë për Ringjallje Ekononike, autoritetet në Kosovë patën rritur pensionet në Kosovë, që ishin nga 75 deri në 90 euro, në shumën prej 100 eurosh.
Personat me aftësi të kufizuara kanë marrë pension prej 75 eurosh, ndërsa pensionet bazike, ato familjare dhe ato invalidore kanë qenë 90 euro.
“Si përqindje, rritja është 11 për qind për pensionet 90 euro, ndërsa për ato që kanë qenë 75 euro, rritja është rreth 33 për qind”, ka thënë Murati.
Ai po ashtu ka thënë se Qeveria planifikon të bëjë ndryshime edhe në periudhën e dhënies së pensioneve.
Sipas tij, autoritetet mëtojnë që pensionistët të marrin të hyrat e tyre jo më larg se data 17 e muajit, duke filluar nga janari.
“Tani e tutje do të kemi pagesën e pensioneve në mes të muajit, kurse pagat në fund. Kështu sigurohemi që secila familje, që ka një pensionist, të ketë një likuiditet shtesë, pra marrin mjete shtesë. Me ato mjete mund ta shtyjnë muajin, pasi shumë familje kanë problem lidhjen e muajit me muaj”, ka thënë ai.
Në Ballkanin Perëndimor pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














