Zhvillim
Në Kosovë, më shumë xhirollogari sesa banorë!
Janë afër 2 milionë xhirollogari dhe nga ky numër 1.8 milionë janë llogari individuale, kurse mbi 130 mijë llogari të bizneseve
Afër dy milionë është numri i klientëve në bankat në Kosovë, kurse Kosova ka afërisht aq banorë.
Barazimi i numrit të klientëve të bankave me numrin e popullatës, nga zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës shpjegohet me faktin se një klient mund të posedojë më shumë se një llogari në këto banka.
Nga ky numër 1.8 milionë janë llogari individuale, kurse mbi 130 mijë llogari të bizneseve. Se në sistemin bankar nuk ka ndonjë indikacion që tregon turbulenca, flet edhe drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, (STRAS) Ibrahim Rexhepi.
Ai thotë se rritja e numrit të llogarive në institucionet financiare, është shenjë pozitive, pasi qytetarët dhe bizneset janë orientuar që qarkullimin e mjeteve ta realizojnë përmes kanaleve bankare, mënyrë kjo që largon nga informaliteti.
“Njëkohësisht, këtu ka ndikuar edhe zgjerimi i objektit të bankave dhe begatimi i ofertave të tyre, qoftë përmes kostos së shërbimeve, të cilat pa marrë parasysh se herë kanë ngritje e herë kanë rënie, megjithatë janë të pranueshme për klientët”, ka thënë Rexhepi për ‘Radion Evropa e Lirë’.
Bazuar në raportin e publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, thuhet se rreth 2.2 miliardë është vlera e kredive, kurse mbi 2.7 miliardë euro ka arritur vlera e kursimeve të qytetarëve në këto institucione financiare, përcjell albinfo.ch.
Vetëm gjatë këtij viti, rreth 400 mijë individë kanë përfunduar apo kanë kredi aktive, ndërkaq rreth nëntë mijë është numri i bizneseve që figurojnë se kanë marrë apo janë më kredi.
Normat për kredi familjare, në këto institucione janë rreth 8 për qind, kurse për ndërmarrjet 6.9 për qind. Ndërkaq, norma në depozita është një për qind.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











