Lajme
Në Kosovë, më shumë burra se gra
Raporti meshkuj-femra është 100 femra 101 meshkuj, ndërsa jetëgjatësia në lindje është 74.1 vjeç për burra dhe 79.4 vjeç për gra
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, sipas të cilit, në Kosovë ka më shumë burra se sa gra. Të dhënat statistikore në këtë raport janë afatgjate dhe pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, përdori të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, të cilat ofronin një informacione statistikore të plota për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.
“Raporti meshkuj/femra, për 100 femra janë 101 meshkuj, ndërsa jetëgjatësia në lindje, 74.1 vjeç për burra dhe 79.4 vjeç për gra”, thuhet në raportin e ASK-së. Të dhënat statistikore grumbullohen dhe publikohen të ndara sipas gjinisë, për çdo dy vite sipas këtyre kapitujve:
“Mosha mesatare e të martuarve, për burra 30.8 vjeç dhe për gra 27.3 vjeç; Të dhënat e fertilitetit, 1.9 fëmijë për një grua; Koeficienti i maskulinitetit, 112.1 meshkuj, për 100 femra; Shkalla e analfabetizmit në popullsinë e moshës mbi 10 vjeç, 3.85 %, ndërsa në mesin e grave 3.07 %”, thuhet në raportin e ASKL-së.
Në këtë raport janë përfshirë: Popullsia, Kujdesi shëndetësorë, Edukimi, Mbrojtja sociale, Jurisprudenca, Punësimi, Të ardhurat dhe pensionet, Shfrytëzimi i kohës dhe Vendimmarrja. Ndërkaq sa i përket shkallës së papunësisë për gratë është 38.8 për qind ndërsa për burrat 26.9 për qind.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










