Lajme
Në Kosovë, mbi 12 milionë euro import nga Serbia
Prej momentit kur Qeveria ka larguar taksën 100% ndaj prodhimeve të Serbisë dhe vendosjen e mases së reciprocitetit, në Kosovë nga Serbia prej datës 1 prill e deri më 26 prill të këtij viti, “janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë euro, ndërkaq importet e lëndës së parë kapin vlerën prej 3.5 milionë euro”, njoftoi përmes një komunikate për medie Ministria e Financave dhe Transfereve në raportin e saj përmbledhës për zbatimin e masave të reciprocitetit.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, “në të gjitha rastet ku është vërejtur ndonjë emërtim apo denominim provokues, mallrat janë kthyer mbrapa në Serbi dhe nuk janë lejuar të importohen dhe të zhdoganohen në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe është evidentuar një rast i tillë dhe mauna së bashku me mallrat është kthyer në Serbi”.
Nga importi i këtyre mallrave, sipas Doganës së Kosovës, janë mbledhur taksa në vlerë prej mbi 1 milion euro.
Ndërkaq, nga Kosova në Serbi, janë eksportuar mallra në vlerë prej 0.7 milion euro.
Ministria e Financave dhe Transfereve në komunikatën e saj ka potencuar edhe sfidat gjatë zbatimit të masave të reciprocitetit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














