Lajme
Në Kosovë janë 55 mijë analfabetë
Sipas statistikave zyrtare, Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit, Kosovën e gjen me 55 mijë qytetarë, të cilësuar si analfabetë të plotë. Ndërsa analfabetë funksionalë janë 82 mijë persona, të cilët nuk e kuptojnë atë që e shkruajnë
Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të OKB-së e cila parashikon që deri në vitin 2015, të zhduket analfabetizmi në vend. Në këtë çështje Kosova ka shënuar përparime të vogla për sa i takon uljes së shkallës së analfabetizmit, por jo nivele të pritura.
Sipas statistikave zyrtare, Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit, Kosovën e gjen me 55 mijë qytetarë, të cilësuar si analfabetë të plotë.
Udhëheqësi i Qendrës për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, Halim Hyseni, thotë se kjo dukuri është mjaft shqetësuese dhe nevojitet angazhim i madh i institucioneve në uljen e shkallës së analfabetizmit.
“Gjendja e analfabetizmit në Kosovë është problem i madh i Kosovës dhe i qytetarëve të Kosovës sepse ndryshimet janë shumë të vogla, dhe këto ndryshime nuk mund të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe arsimor të Kosovës. Kosova përkatësisht është e para me numër të analfabetëve primar në Evropë, që nuk dinë shkrim-lexim fare”, ka thënë Hyseni.
Problemi më i madh, sipas Hysenit, qëndron te personat mbi moshën 15 vjeçare të cilët dinë shkrim-lexim, por nuk mund ta shfrytëzojnë këtë dije për nevoja individuale. Sipas tij, analfabetizmi te kjo pjesë e popullsisë e vështirëson edhe më shumë përmirësimin e gjendjes aktuale në Kosovë sa i përket shkrim-leximit.
“Me numër të analfabetëve funksionalë, Kosova e zë vendin e parë në Evropë, do të thotë, këto dy fakte tregojnë se sa është problem analfabetizmi në Kosovë. Duhet të ngritet cilësia e sistemit të arsimit, sepse me këtë cilësi të sistemit të arsimit, nuk mund të fitohen shkathtësitë e lexim-shkrimit. Arsimit definitivisht duhet të shpallet prioritet nacional i Kosovës”, thotë Hyseni, shkruan REL.
Përveç analfabetizmit të plotë, njihet edhe nocioni analfabetët funksional.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e analfabetizmit te analfabetët funksional është 4,18 për qind.
Ndryshe, në Ministrinë e Arsimit thuhet se po bëhen përpjekje në integrimin e këtyre personave me anë të projekteve të ndryshme.
“Ministria e Arsimit përmes programeve të tyre, pra programe për të rritur që i ofrojmë në të gjitha komunat e Kosovës, programe këto që mbështeten edhe me Ligjin për Arsim Universitar, edhe me Ligjin për arsimin e të rriturve, aty ku ka analfabetë, aty ku ka kërkesa, Ministria e Arsimit ka ofruar programin për shkrim lexim, për gra dhe vajza, i cili më pas edhe është akredituar si klasë e pestë e shkollimit fillor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Afërdita Jaha, zyrtare për mësim joformal në Ministrinë e Arsimit.
Ministria e Arsimit thekson se që nga viti 2003, gjatë programeve për mësim të shkrim-leximit, kanë kaluar mbi 5 mijë persona. Shkalla e analfabetizmit në Kosovë mbetet shqetësim mjaft i madh, duke pasur parasysh nevojën për zhvillim të Kosovës, sidomos në fushën e arsimit.
Zhdukja e analfabetizmit, përbën edhe një nga qëllimet që i kanë vënë vetës institucionet e Kosovës edhe në kuadër të përmbushjes së objektivave të mijëvjeçarit.
Ndryshe, në kuadrin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (Millennium Development Goals) të cilat janë tetë objektiva: Eleminimi i varfërisë ekstreme dhe i urisë; Arritja e arsimimit parësor universal; Nxitja e barazisë gjinore; Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore; Përmirësimi i shëndetit të nënës; Luftimi i sëmundjeve HIV/AIDS, malarjes etj; Sigurimi i qëndrueshmërisë së mjedisit; Zhvillimi i një partnershipi global për zhvillimin.
Ndryshe, sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave realizuar në vitin 2011, në Kosovë kanë dalë 55 mijë qytetarë analfabetë të plotë, që nuk dinë as shkrim as lexim. Ndërsa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë e 188 persona.
Në vitin 1981, Kosova kishte 17.6 për qind të popullatës analfabete. Në vitet e pasluftës rreth 6 për qind vlerësohej të ishin analfabetë. Shkalla me ë theksuar e analfabetizmit mbetet të komunitetet RAE (Romë Ashkali dhe Egjiptas), ku shumica e fëmijëve ose nuk regjistrohen fare në shkollë, ose pas regjistrimit e ndërkrejnë shkollimin.
Ndryshe, në nivel global, numri i personave të rritur që vazhdojnë të mos dinë shkrim e lexim mbërrin 774 milionë në gjithë botën, që është numër ende shumë i madh. 123 milionë veta nga kjo shifër janë të rinj në moshën 15 deri në 24 vjeçare. Dy të tretat e analfabetëve, sipas UNESKO-s janë femra. Vendet me shkallë më të lartë të analfabetizmit janë disa shtete afrikane në jug të Saharës dhe disa shtete aziatike.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









