Lajme
Në Kosovë gjatë vitit të kaluar janë kurorëzuar 17.577 çifte

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vitin 2019 janë kurorëzuar 17.577 çifte-bashkëshortore.
Mosha mesatare e të martuarve sipas ASK-së ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe, përcjell albinfo.ch.
Sipas grup-moshave, dominojnë kurorëzimet te femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 750 kurorëzime, ose 32.7%. Ndërsa, te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 663, ose 32.2%.
Prizëreni prin me numrin e kurorëzimeve gjithsej 1.646 ose 8.8%. E dyta është Prishtina me 1.364 kurorëzime ose 7.3%. Ndërsa komuna e tretë me numrin më të lartë të kurorëzimeve është Ferizaj me 1.123 kurorëzime ose 6.0%, etj.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10.757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11.983, ose 68.2%.
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja