Lajme
Në Kosovë ende punohet me Kanun, grave s’u takon trashëgimia
Kanuni fatkeqësisht nuk shumë rast po zbatohet edhe sot në Kosovë, duke ua mohuar grave që të marrin trashëgimi nga pasuria e përbashkët. Sipas kanunit, gruaja e shqiptarit është “tepricë”
Kanuni i Lekë Dukagjinit, ose siç njihet ndër shqiptar “Kanuni i maleve” gratë shqiptare i zhvesh nga të drejtat e trashëgimisë, madje ato i konsideron edhe si “tepricë” familjare. Ky kanun fatkeqësisht në shumë rast po zbatohet edhe sot në Kosovë, duke ua mohuar grave që të marrin trashëgimi nga pasuria e përbashkët.
“Kanuni e njeh për trashëgues djalin e jo vajzën. Baba edhe në mos pastë djem, nuk mundet me u lanë bijave as tokë, as plang, as shpi”, thuhet në Kanunin e Lekë Dukagjinit, të përmbledhur dhe të kodifikuar nga prifti Shtjefën Gjeçovi para gati një shekulli.
Edhe pse kohën e fundit, ka filluar fushata vetëdijsese që edhe gratë të kërkojnë pasuri nga trashëgimia e përbashkët, prapë shumë femra mbetën nën margjinat e tradicionales. Ato hezitojnë të kërkojnë pasuri nga prindërit e në shumë raste edhe nga bashkëshortët pas divorcit.
Siç raportin gazeta ”Zëri” me dhjetëra gra po enden gjykatave duke kërkuar të drejtën për trashëgimi në pronë. Ndonëse, Ligji për Trashëgiminë në Kosovë ua mundëson atyre ta trashëgojnë pasurinë, familjarët apo bashkëshortët po i ikin ligjit në forma të ndryshme për të mos ua dhënë bijave apo ish-grave.
- Bukleta thotë se ka 14 vjet që është nëpër gjykata dhe ende nuk është zgjidhur rasti i saj. Ajo ka paditur vëllain e saj për mosndarjen e pasurisë së trashëguar nga babai.
“I jam drejtuar gjykatës për të marrë hisen e babait. Dua të marrë pronën që më takon nga trashëgimia e babait dhe nënës”, thotë Bukleta.
Sipas kësaj të fundit, rasti i saj është endur nëpër gjykata pa u dhënë ndonjë verdikt përfundimtar deri më tash. “Katër herë kam shkuar në Apel dhe përgjigjja që me jepej ishte ‘Jo, s’është e kryer ende’”, shprehet Bukleta, e cila shpreh skepticizëm edhe në besueshmërinë e gjykatave.
“As gjykatave s’po u besoj më, as avokatëve, as komunave sepse po e zvarrisin çështjen”, thotë ajo duke rrëfyer se është bërë shprehi që sapo shkon në gjyq t’i drejtohen palës me fjalët: “Për 10-15 vjet nuk kryhet ky muhabet (çështje)”, që sipas saj po i zhgënjen femrat t’i drejtohen gjykatave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













