Kosova
Në Kosovë bëhen gati, mësimi fillon nga 14 shtatori në 2 faza
Pasi është shtyrë për dy javë, mësimi në Kosovë do të fillojë zyrtarisht të hënën
Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit, më 14 shtator, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.
“Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Më 14 shtator fillon viti i ri shkollor 2020/2021, i cili do të nisë në dy faza. Faza e parë është paraparë të fillojë më 14 shtator në institucionet parashkollore, klasat 1, 2, 3, 6 edhe klasat 10 në shkolla.
Edhe klasa 4-5 do të fillojë sipas skenarit A, mësim të kombinuar ose prani në shkollë.
Ndërsa më 21 shtator do ta fillojnë mësimin klasat 7, 8, 9, 11 dhe 12. Këto klasa do të fillojnë mësimin më 21 shtator si mësim i kombinuar me prani dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim në distancë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










