Lajme
Në Kosovë, 50 % e të punësuarve janë në sektorin e tregtisë
Sipas rezultateve rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 16 920 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (50.6%)
Sektori i tregtisë vazhdon të jetë njëri ndër më të rëndësishmit në Kosovë. Shumica në Kosovë merren me tregti dhe kjo paraqitet edhe në statistika, raporton albinfo.ch.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin referues 2015. Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.
Sipas rezultateve të dala në këtë publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 16 920 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (50.6%); industrisë përpunuese me 4 528 ndërmarrje (13.5%); akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 713 ndërmarrje (11.1%); shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 3 201 ndërmarrje (9.6%); ndërtimtarisë me 2 629 ndërmarrje (7.9%); transportit dhe magazinimit me 1 219 ndërmarrje (3.6%); informacionit dhe komunikimit me 881 ndërmarrje (2.6%); industrisë nxjerrëse 165 ndërmarrje (0.5%); furnizimit me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete të revitalizimit të tokës me 150 ndërmarrje (0.4%); si dhe furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 59 ndërmarrje (0.2%).
Ndërsa, sa i përket numrit të të punësuarve dhe të vetë punësuarve (duke përfshirë pronarët e bizneseve individuale), për sektorët ekonomikë, që ishin pjesë e hulumtimit, arrin shifrën në 155 135, prej te cilëve: sektori i tregtisë përbën rreth 55 768 të punësuar, ose shprehur në përqindje (35.9%); industria përpunuese 23 651 të punësuar (15.2%); shërbimet biznesore 17 100 të punësuar (11%); ndërtimtaria 15 354 të punësuar (9.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim 12 965 të punësuar (8.4%); furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 8 045 të punësuar (5.2%); informimi dhe komunikimi 8 019 të punësuar (5.2%); si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.
“Karakteristikë tjetër është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon: tregtia me një pjesëmarrje prej 56.0%; industria përpunuese 12.1%; ndërtimtaria 10.1%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit. Ndërkaq, treguesi i pagës mesatare mujore, që sillet rreth 354 euro, në aktivitetet e përfshira në anketë, e që është një tregues i përafërt me realitetin tonë”, është thënë në komunikatën e ASK-së.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













