Kosova
Në Kosovë 14 kompani të derivateve të naftës gjobiten me mbi 4 milionë euro
Sipas AKK në vitin 2018 ato kanë manipuluar me çmime.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka njoftuar se ka gjobitur me mbi 4 milionë euro, 14 kompani të derivateve të naftës, pasi është vërtetuar se ato kanë manipuluar me çmime të derivateve të kësaj lënde në fund të vitit 2018.
Hetimi lidhur me këtë rast kishin nisur në fillim të vitit 2019 kur ishin ngritur dyshime se operatorët e shitjes me pakicë të derivateve të naftës nuk kishin reflektuar në mënyrë individuale me rastin e caktimit të çmimeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2018.
Atë kohë dominonte dyshimi se çmimi i derivateve në tregun e Kosovës kishte mbetur njëjtë, përkundër uljes së çmimit në berzën ndërkombëtare.
Kryetari i Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka bërë të ditur vendimin e Komisionit, gjatë një konference për media.
“Pas përfundimit të të gjitha hetimeve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur si në vijim: Kompanitë të cilat kanë qenë nën hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2018, me veprimet e tyre ato kanë kryer shkelje të dispozitave të nenit 4 të ligjit për mbrojtje të konkurrencës, kështu Komisioni i Autoritetit të Konkurrencë ka vendosur të shqiptojë masë ndëshkuese në shumë mbi 4 milionë euro 14 kompanive në hetim”, ka bërë të ditur Prestreshi.
Me Ligjin mbi Konkurrencën, ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marra në mes të shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduara, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












