Kosova
Në korrik Norvegjia e mbyll përgjithmonë Ambasadën në Prishtinë
Përveç në Kosovë, Norvegjia do t’i mbyllë ambasadat edhe në vende të tjera.
Norvegjia do ta mbyllë përgjithmonë ambasadën e saj në Kosovë. Mbyllja do të bëhet nga 31 korriku i këtij viti.
Kjo është konfirmuar nga një përgjigje zyrtare e ambasadës norvegjeze për Indeksonline, përcjell Albinfo.ch.
“Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë do të mbyllet përgjithmonë më 31 korrik 2023. Aplikimet për vizë vizitori dhe leje qëndrimi në Norvegji trajtohen nga Ambasada Norvegjeze në Ankara, Turqi. Të gjithë aplikantët tash e sa vjet dorëzojnë alikacionet e tyre përmes VFS Global në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës norvegjeze.
Përveç në Kosovë, Norvegjia do t’i mbyllë ambasadat edhe në vende të tjera.
Bëhet fjalë për ambasadat në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka), zyra e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullata e Përgjithshme në Hjuston (SHBA).
“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por, ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, ishte thënë në njoftimin e paralajmëruar më parë nga shteti norvegjez.
Norvegjia aktualisht ka 101 misione diplomatike dhe konsullore. Shërbimi i Jashtëm Norvegjez përbëhet nga më shumë se 2600 punonjës. Rreth 800 prej tyre punojnë në Oslo, mbi 600 janë staf diplomatik dhe rreth 1200 janë staf të punësuar në vend, të rekrutuar drejtpërdrejt nga misionet jashtë vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











