Shqipëria
PS-ja përdori burime shtetërore në kundërshtim me ligjin
Në Kongresin e Partisë Socialiste, të mbajtur të shtunën, ku edhe u bënë publike disa nga kandidaturat për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, u përdoren edhe burime shtetërore në funksion të fushatës elektorale.
Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri është duke kryer monitorimin e përdorimit të mundshëm të burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2019.
Fokusi i ISP-së ka qenë qeveria qendrore, si dhe Bashkitë Durrës, Vlorë dhe Kamëz. Nga monitorimi i deritanishëm janë raportuar raste të shumta të presionit shtetëror dhe detyrimit të punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe elektorale.
Rasti më i fundit ishte manifestimi politik dhe elektoral i PS-së në Tiranë, ku sipas ISP-së, pati shumë punonjës të administratës dhe enteve publike që u detyruan të marrin pjesë në aktivitetin kryesor.
“Janë konstatuar raste të shumta kur nëpunës publikë me status civil jo vetëm marrin pjesë në aktivitete elektorale, por edhe drejtojnë mbledhje të strukturave politike, kandidojnë për poste në parti politike apo mbajnë fjalime publike në aktivitete paraelektorale të partive, praktikë që dukshëm shkel ligjin dhe mbetet një shqetësim i madh për nivelin e lartë të politizimit të administratës publike në nivelet e qeverisjes qendrore dhe sidomos asaj lokale”, theksohet në raport.
Secili prej këtyre, sipas ISP-së, përbën shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe, në raste të caktuara, edhe indicie për hetim nga ana e Prokurorisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











