Lajme
Në këto vende zviceranët mund të kalojnë këtë vit pushimet verore
Në kohën kur fillon planifikimi i pushimeve verore, na vijnë sinjale pozitive se vera në plazh megjithatë nuk do të na mungojë, ndonëse me kufizime të shumta

Ndër degët ekonomike më të prekura nga pandemia e koronavirusit është me siguri turizmi. Për një kohë të gjatë, nga shpërthimi i pandemisë, bisedat për pushime verore në plazh ishin bërë pothuajse tabu. Ndërsa tani, në kohën kur fillon planifikimi i pushimeve verore, na vijnë sinjale pozitive se vera në plazh megjithatë nuk do të na mungojë, ndonëse me kufizime të shumta, shkruan albinfo.ch
Por, ku do të munden zviceranët t’i kalojnë pushimet verore, jo vetëm ato në bregdet, sivjet?
Në vazhdim, një pasqyrë rreth disa vendeve që tradicionalisht vizitohen më së shumti nga zviceranët, sipas blick.ch dhe watson.ch.
Vendet me shanse të perspektiva të qarta
Gjermania
Kontrollet kufitare të Gjermanisë do të zbuten nga e shtuna, më 16 maj. Prandaj, plazhet e Detit Baltik, Mosell ose Liqeni i Konstancës (Bodensee) janë të arritshme për zviceranët edhe në këtë sezon veror, transmeton albinfo.ch. Hotelet dhe restorantet hapen pas fundjavës. Ndërsa nga 15 qershori kufijtë hapen plotësisht. “Ky është një hap i vogël por i rëndësishëm për turizmin ndërkombëtar,” ka thënë Bianca Gähweiler, zëdhënëse e operatorit të njohur turistik, Hotelplan.
Austria
Hotelet e Austrisë do të rihapen në fund të majit. Në Tirol tashmë po përgatiten për sezonin e turizmit. Kufijtë do të jenë tërësisht të hapur nga 15 qershori. Pra, nuk ka asnjë pengesë në rrugën për ata që duan ta bëjnë një jave pushimesh në Liqenin Wörthersee ose në Alpet e Tirolit.
Suedia
Kur bëhet fjalë për luftimin e koronavirusit, Suedia ka zgjedhur një rrugë të ndryshme nga pjesa tjetër e Evropës, përcjell albinfo.ch. Shkollat, restorantet dhe hotelet në këtë vend nordik nuk janë mbyllur asnjëherë. Swiss vazhdon të fluturojë për në Stokholm prandaj zviceranët mund të hyjnë lehtësisht në Suedi. Kjo gjendje duhet të vazhdojë edhe në muajt e verës.
Franca
Plazhet në Atlantik dhe Mesdhe janë tabu deri në qershor. Por zviceranët do të jenë në gjendje të shkojnë me pushime në Francë sepse nga 15 qershori do të hapen kufijtë me këtë vend fqinj. Ende nuk ka rregulla të qarta sa u përket hoteleve dhe kampeve, transmeton albinfo.ch. Restorantet dhe kafenetë janë ende të mbyllura por do të ri në fillim të qershorit.
Kroacia
Kufiri me Slloveninë duhet të hapet nga 1 qershori. Numri i infeksioneve të reja në Kroaci është ulur ndjeshëm gjatë ditëve të kaluara. Zona turistike në Istri mund të thuhet se është madje fare “pa koronë”. Tani janë duke u zhvilluar bisedimet nëse do të hapen edhe autostradat në Austri dhe Slloveni që të çojnë në bregdetin kroat, transmeton albinfo.ch. Kroatët bëjnë gjithçka munden për tu paraqitur si mikpritës të mirë gjatë verës.
Të tjerat
Disa nga destinacionet tjera turistike, madje më të preferuarat sa u takon pushimeve në plazh, sipas mediave të cituara, ngelen ende të padefinuara ose me perspektivë të zymtë për të pranuar pushues së shpejti. Këtu hyjnë në radhë të parë: Italia, Spanja dhe Greqia, përcjell albinfo.ch. E pas tyre, me gjasa ndoshta edhe më të vogla, së paku nga perspektiva e sotme, vijnë: Turqia, Tajlanda, Egjipti, Tunizia etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri