Bota
Në këto shtete të BE-së janë shanset më të mëdha për të fituar azilin
Më e larta kjo shkallë ka qenë në Irlandë, ku 85% të kërkuesve të azilit kanë marrë përgjigje pozitive. Pas Irlandës vjen Luksemburgu me 72% dhe Portugalia, me 60%
Në vitin 2018 në shtetet e BE-së azili u është njohur 40 për qind më pak azilkërkuesve se një vit më parë. Më së shumti njerëz kanë fituar azilin në Gjermani, rreth 140.000 veta, shkruan focus.de. Por përqindja e fitimit të azilit në disa vende tjera të BE-së është dukshëm më e lartë se ajo në Gjermani.
Gjatë vitit 2018 në të gjitha shtetet e BE-së marrë së bashku, azili u është njohur 334.000 personave, bën të ditur Zyra Statistikore e BE-së, trasnmeton albinfo.ch. Kjo shifër është për 40% më e ulët se ajo e një viti më parë.
Shumica e azilkërkuesve që kanë fituar statusin e azilit kanë qenë nga Siria, 96.100 veta ose 29% nga numri i përgjithshëm i azilkërkuesve me status të njohur të azilit në vitin 2018. Pas sirianëve vijnë në radhë shtetasit e Afganistanit që përbëjnë 16% dhe ata të Irakut, 7% të numrit të përmendur.
Ndërsa kur është fjala për shtetet pranuese, sigurisht që më së shumti persona kanë fituar të drejtën e azilit në Gjermani, 139.600 sish, përcjell albinfo.ch. Numër dukshëm më të vogël të azilkërkuesve me status të pranuar ka pasur në Itali (47.900) dhe në Francë (41.400).
Por, numri i madh i kësaj kategorie në Gjermani nuk nënkupton se në këtë vend shkalla e njohjes së azilit ka qenë më e lartë. Kjo shkallë në Gjermani ka qenë 42% ndërsa mesatarja në BE, 37%.
Në Irlandë, azilin e kanë fituar 85% të azilkërkuesve
Ndërkaq janë disa vende më të vogla të BE-së që kanë shënuar përqindje dukshëm më të lartë të njohjes së statusit të refugjatit se sa Gjermania, përcjell albinfo.ch. Më e larta kjo kuotë ka qenë në Irlandë, ku 85% të kërkuesve të azilit kanë marrë përgjigje pozitive. Pas Irlandës vjen Luksemburgu me 72% dhe Portugalia, me 60% azilkërkues të pranuar.
Natyrisht, numri i atyre që kanë kërkuar azil në këto tri vendet e përmendura ka qenë pakrahasimisht më i ulët se ai në Gjermani, që pjesërisht lidhet edhe me madhësinë dhe numrin e banorëve të këtyre vendeve, shkruan albinfo.ch. Kështu, në Irlandë kanë kërkuar azil gjithsej 1175 persona, në Luksemburg 1390 dhe në Portugali, 1045.
Shtetasve të Shqipërisë, u është njohur azili në shkallën 8%
Është po ashtu me rëndësi të bëhet dallimi se nga cilat vende vijnë azilkërkuesit. Kjo për faktin se kuota e pranimit dallon sipas përkatësisë shtetërere të azilkërkuesit, përcjell albinfo.ch. Prandaj, kuota më e lartë e pranimit të statusit të refugjatit në gjithë BE-në, me 88% ka qenë ajo e sirianëve. Pas tyre vijnë shtetasit e Eritresë me 83% dhe më tutje ata të Sudanit (55%) dhe të Somalisë, 52.3%. Ndërkaq shkalla më e ulët e njohjes së azilit është shënuar te shtetasit e Gjeorgjisë, me 5%, ata të Shqipërisë, 8% dhe të Pakistanit, 14%.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













