CH-Ballkani
Në Kantonin e Lucernit, kosovarët, të dytët pas gjermanëve
Pas gjermanëve, në vendin e dytë janë kosovarët, me 10.4%, (ose 7427 veta), italianët me 10.2% dhe portugezët, me 10%
Komuniteti më i madh i huaj në Kantonin e Lucernit është ai i shtetasve të Gjermanisë, të cilët përbëjnë 18.9% të të gjithë të huajve në kanton. Pas gjermanëve, në vendin e dytë janë kosovarët, me 10.4%, (ose 7427 veta), italianët me 10.2% dhe portugezët, me 10%.
Si zakonisht, shënimet për shqiptarët si etni mungojnë dhe po ashtu në këtë përqindje nuk janë llogaritur edhe shtetasit e Kosovës të cilët kanë po ashtu edhe shtetësinë zvicerane. Sigurisht, po kjo nuk është përfshirë as në statistikat për të huajt nga vendet tjera.
Ndërkaq, në një statistikë të publikuar nga Luzerner Zeitung konstatohet se çdo i dhjeti banor i Kantonit të Lucernit ka dy pasaporta “në xhep”. Dhe kjo tregon për një rritje të konsiderueshme në pesë vitet e fundit, transmeton albinfo.ch. Kështu, në vitin 2012 banorët me një pasaportë tjetër përveç asaj të Zvicrës përbënin 6.1% gjegjësisht ishin 19586 të tillë. ndërsa në fund të vitit 2016, që është statistika më e re deeri tash, të tillë ishin 28.540 persona ose 10.4% nga e gjithë popullata e kantonit.
Por, Kantoni i Cyrihut sa i përket kësaj kategorie është nën nivelin e Zvicrës, ku kuota e njerëzve me dy pasaporta është 17.3%, shkruan albinfo.ch. Ndërsa në krye të listës së njerëzve nga kjo kategori është Kantini i Gjenevës, ku madje 45% të qytetarëve kanë edhe një pasaportë tjetër përveç asaj të Zvicrës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









