Lajme
Në Gjenevë ndodhin më së shumti aksidente në gjendje të dehur
Në raport me numrin e popullsisë, në krye të listës është kantoni i Gjenevës, i ndjekur nga Zugu dhe Jura
Drejtuesit e automjeteve në gjendje të dehur kanë shkaktuar më shumë aksidente vitin e kaluar sesa një vit më parë.
Shumica e aksidenteve me pasojë vdekjen, kanë ndodhur në Valais, transmeton albinfo.ch. Këtë e ka bërë të ditur Touring Club Switzerland (TCS).
Në përgjithësi, numri i aksidenteve rrugore të lidhura me alkoolin në vitin 2021 ishte 3815 ose 57 më shumë se një vit më parë. Në 364 prej këtyre aksidenteve, personat kanë mbetur me lëndime të rënda ose kanë vdekur.
Sipas TCS, kantoni i Gjenevës është në krye të listës për nga popullsia për pesë vitet e funidt. Më pas vijojnë kantonet Zug, Jura, Valais dhe Uri.
Në anën tjetër të shkallës janë kantonet: Appenzell Innerrhoden, Glarus dhe Obwalden. Vitin e kaluar në këto kantone nuk ka pasur aksidente serioze të lidhura me alkoolin.
Aksidentet më fatale nën ndikimin e alkoolit kanë qenë në Kantonin Valais ku kanë vdekur pesë persona, shkruan srf.ch. Pastaj vijnë kantoni Vaud me tre dhe Ticino me dy viktima. Në total, 15 persona kanë vdekur në aksidente të lidhura me alkoolin në rrugët zvicerane në vitin 2021, transmeton albinfo.ch. Kjo është tetë më pak se vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












