Lajme
Në Kanada, hapet një klinikë shëndetësore shqiptare
Ndoshta një lajm i tillë nuk do të përbënte lajm nëse do të bëhej fjalë për Tiranën apo Prishtinën ku hapja e një klinike shëndetësore nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme dhe as Montreali nuk e ka klinikën e parë dhe as të fundit. E veçanta i takon komunitetit tonë këtu në Montreal, një komunitet i vogël dhe për këtë fakt, çdo hap para i pjesëtarëve të tij përbën një ngjarje pse jo historike.
Para se t’a takoja doktoreshën Teuta Rrjolli personalisht, një miku im më kishte folur për të si një shembull i një personi që po mundohet të sigurojë të gjitha lejet e domosdoshme për të ushtruar profesionin e mjekut edhe këtu në Kanada. Dhe një gjë e tillë nuk është një fjalë goje duke marrë parasysh barrierën e gjuhës (për të nuk është ndonjë pengesë) moshën e emigrimit dhe mbi të gjitha burokracinë, këtë makinë që jo të gjithë do të kishin dëshirë t’a përballnin.
Por, kur e takon doktoreshë Teutën personalisht e kupton që ke të bësh me një luftëtare, me një njeri të përkushtuar ndaj profesionit të saj të mjekut profesion që i ka dhuruar vite e vite pune në Shqipëri, për të mos folur për specializimet si ai në universitetin e Gracit në Austri, dhe e shikon se ajo këtë pasion e ka marrë me vete edhe këtu në Kanada. Por, pika kryesore që e bën atë të luftojë për t’u afirmuar në profesionin e saj aq njerëzor edhe këtu në atdheun e saj të dytë, në Kanada është këmbëngulja. Vetë zonja Rrjolli më ka treguar përpjekjet e saj për sigurimin e dokumenteve, vlerësimin e tyre nëpër ministritë, ndjekja e kurseve shtesë, ndjekja e provimeve profesionale, gjuhësore etj., shkruan “Tribuna Shqiptare”.
Në një ekspozitë këtu në Montreal, dr. Teuta ishte njohur me një program të veçantë dhe efikas për rënie në peshë të atyre që kanë mbipeshë dhe mbajtjen e saj stabël.. Programi është i thjeshtë dhe që jep efekte në një kohë relativisht të shkurtër. Duke qenë e specializuar në endokrimologji, për doktoreshën shqiptare, një klinikë e tillë përbënte jnë rast për t’iu rikthyer profesionit të saj sidomos ndjekjes së pacientëve me probleme mbi peshe dhe ata me probleme të sheqerit apo diabetikët.
Ndonëse e njoftuar në fillim të javës, hapja e klinikës u përcoll nga shumë prej bashkëkombësve tanë që jetojnë në Montreal. Ndonëse doktoresha Rrjolli ishte përgatitur të fliste në frëngjisht me rastin e hapjes së klinikës, respekti për të ftuarit, kryesisht shqiptarë, bëri që ajo t’u drejtohet atyre në shqip. Është privilegj të marrësh informacion në fushën e mjekësisë dhe për më tepër në shqip. Edhe kur përfaqësuesja e Ideal Protein në Kebek, foli për programin që zbatohet nga kjo kompani, ajo u asistua nga doktoresha Rrjolli për të përkthyer terma që ndonjëherë nuk janë të lehtë për t’u asimiluar nga frëngjishtja.
Doktoresha Teuta dhe familja e saj shpresojnë që edhe bashkëkombësit e tyre t’a vizitojnë klinikën e tyre dhe të jenë të sigurt se do të mbeten të kënaqur. Unë personalisht do të shtoja se në ekonominë e tregut, vendos kërkesa dhe oferta. Por, meqenëse bëhet fjalë për një sipërmarrje ku kryesore është shërbimi, vlera që doktoresha Teuta dhe familja e saj i shton shërbimit është gjuha jonë e bukur shqipe.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












