Lajme
Në janar hapet qendra e parë në Zvicër për vaksinim kundër Covid-19
Mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen ka konfirmuar për SRF se së shpejti do të ngrihet qendra e vaksinimit. Nga kur fillon vaksinimi, është ende e hapur
Vaksina pritet me padurim dhe në të njëjtën kohë ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me të, shkruan srf.ch. Në kohën kur disa kompani farmaceutike po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të sjellë vaksinën në treg sa më shpejt të jetë e mundur, autoritetet janë të angazhuara me vendosjen e logjistikës së nevojshme.
Kantoni Basel-Stadt po nxiton veçanërisht në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch. Mjeku i kantonit Thomas Steffen ka thënë për SRF se ata, teorikisht duhet të jenë gati që në janar për të filluar me vaksinimin. Prandaj është e sigurt që Bazeli fillimisht do të administrojë dozat në një qendër të madhe vaksinimi.
Qendër e madhe e vaksinimit në sallat e Panairit të Bazelit
Arsyeja për këtë është se vaksina kërkon shumë teknologji, thotë Steffen. “Në një fazë të mëvonshme ne duam gjithashtu të decentralizojmë vaksinimin”. Kantoni tashmë ka shqyrtuar një vendndodhje të përshtatshme, përcjell albinfo.ch. Njëra prej tyre është në diskutim me qendrën zvicerane të panaireve. Sallat e mëdha të kompleksit të Panairit në Bazel janë vendi ideal për një qendër të madhe vaksinimi.
Steffen ende nuk mund të vlerësojë nëse vaksinimet mund të fillojnë në janar. Sidoqoftë, mjeku i kantonit pret që vaksina kundër koronavirusit të jetë në dispozicion më së voni deri në mars të vitit 2021.
Mjeku i kantonit llogarit se të paktën 40,000 njerëz do të duhet të vaksinohen, transmeton albinfo.ch. Ky numër përfshin njerëzit që janë në grupin e rrezikut. Qendra në fjalë është menduar vetëm për kantonin Basel-Stadt dhe jo si një qendër mbi-rajonale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












