Kosova
Në gusht dhe shtator do të rritet prania e ushtarëve të KFOR-it në Kosovë
Gjatë muajve gusht dhe shtator, Forca e KFOR-it në Kosovë do të zhvillojnë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale.
Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të trupave në terren, njofton KFOR.
“Një kontingjent i vogël ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 13 gusht, me detyrën për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për të strehuar një kontingjent më të madh të NATO -s që do të marrë pjesë në stërvitjen e përmendur. Trupa shtesë nga aleatët e tjerë të NATO -s, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Rumaninë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar do të arrijnë deri në fund të gushtit”, thuhet tutje në njoftim përcjell Albinfo.ch
Kjo stërvitje njoftohet se do të mbahet nga data 30 gusht deri më 8 shtator.
“Aty do të përfshihen skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, aktivitete të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie. Në përfundim të stërvitjes, të gjitha forcat shtesë do të largohen nga Kosova dhe do të kthehen në vendet e tyre përkatëse”.
“Kjo përfaqëson një ngjarje rutinë, nën emërtimin “OPREH Niveli II”. Trupat nga vendet aleate stërviten së bashku me njësitë e KFOR -it si pjesë e Forcës Operative Rezervë”.
“Edhe pse gjasat janë të vogla, forcat rezervë shtesë të NATO -s mund të thirren në rast se KFOR-it i nevojitet ndihmë në zbatimin e mandatit të saj të OKB-së për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe për të siguruar liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













