Kosova
Në Greqi kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës
Gazeta greke “Te NEA” ka publikuar thirrjet e katër autorëve grekë, të cilët kërkojnë që shteti i tyre ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, është njëri nga ta. Ai vlerëson se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë.
Armakolas, i cili drejton programin e Europës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, thotë se diplomacia greke po reziston ndaj ndryshimit, duke e marrë shembull qasjen e shtetit helen karshi Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm”, thekson ai. “Një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta. Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës do të kontribuojë në mënyrë të vendosur edhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore, në kuadër të të cilave ajo merr pjesë plotësisht në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët e saj evropianë”, ka thënë ai.
Armakolas e sheh politikë të gabuar mosnjohjen e Kosovës.
“Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal”, ka shkruar ai, duke theksuar më tej se kjo kontribuon qoftë edhe indirekt në mbajtjen e rajonit në pasiguri gjeopolitike.
Mosnjohja e Kosovës, sipas tij, do të thotë moskuptim të realitetit bashkëkohor ballkanik.
Beogradi do të reagonte në rast se Greqia e njeh Kosovën, dhe këtë e ka parasysh Armakolas. Por ai thekson se Serbia në të kaluarën ka zgjedhur politika të pamatura dhe kundër interesit të Greqisë, ndërkaq ka përmendur se shteti serb kultivon marrëdhënie të ngushta me regjimin e Erdoganit.
“Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës”, shkruan ai.
“Shqipëria e Madhe” është një skenar pothuajse i pamundur, sipas Armakolas, pasi thotë se as elitat shqiptare nuk e mbështesin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












