Lajme
Në Gjermani, vaksina kundër Covid-19 testohet tek 4 mijë vullnetarë
Rreth 4 000 vullnetarë janë regjistruar si subjekt për një studim të vaksinimit kundër koronavirusit, në Spitalin Universitar gjerman të Tuebingenit.
Kjo vie si rezultat i një studim klinik i cili filloi në mesin e qershorit për të provuar tolerancën e një vaksine të zhvilluar nga kompania bio-farmaceutike ”CureVac”.
Deri tani kjo vaksinë është testuar tek 50 persona, përcjell albinfo.ch.
“Është një situatë e vërtetë luksi, ndryshe nga provat e zakonshme klinike”, tha drejtori i studimit, Peter Kremsner.
“Normalisht, ne kemi pasur probleme për paraqitjen e vullnetarëve”, theksoi ai.
Sipas Kremsner, asnjë efekt anësor nuk ka ndodhur ende.
”Deri më tani gjithçka ka qenë në rregull”, tha Kremsner, duke shtuar se studimi nuk kishte zbuluar ndonjë gjetje të bujshme apo shqetësuese.
Jo të gjithë vullnetarët do të jenë në gjendje të marrin pjesë. Gjithsej 168 subjekte do të vaksinohen.
”CureVac” është duke punuar në të ashtuquajturat vaksina të mRNA. mRNA është një lloj molekulë që përmban udhëzimet e ndërtimit për prodhimin e proteinave.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










