Bota
Në Gjermani, për dy vjet është dyfishuar numri i azilkërkuesve
Më së shumti refuzime të azilit kanë marrë shtetasit e Serbisë (17.000) dhe ata të Shqipërisë (15.000)
Brenda harkut kohor prej dy vitesh, numri i kërkuesve të azilit në Gjermani ishte dyfishuar, duke arritur në 1.6 milion sish, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Më saktë, siç bën të ditur Zyra Federale e Statistikës, në fund të vitit 2016 ishin 851 mijë ose 113% më shumë se në fund të vitit 2014. Gjithsesi ky numër ka shtuar dukshëm përqindjen e të huajve në popullatën e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch. 16 % ka qenë kjo rritje sipas zyrës në fjalë.
Gjatë po kësaj kohe, 158 mijë prej tyre kanë marrë vendimin negativ, gjegjësisht detyrimin për të lëshuar Gjermaninë.
Në kategorinë e azilkërkuesve, Enti i Statistikës ka vendosur të huajt që ndodhen në Gjermani duke iu referuar shkaqeve humanitare. Aty bëjnë pjesë personat që janë në procedurë të azilit, refugjatët me status të pranuar , refugjatët e pranuar sipas Konventës së Gjenevës dhe azilkërkuesit me status të refuzuar por që ende ndodhen në Gjermani.
872 mijë prej tyre ose 54% kanë pasur një status humanitar të qëndrimit dhe së këndejmi, status të njohur azili. Por në shumicën e madhe të rasteve kjo njohje ka qenë e kufizuar në kohë.
Kërkesa për azil u është hedhur poshtë 158 mijë azilkërkuesve dhe këta, në parim, janë të detyruar të largohen, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, në 75 për qind të rasteve ky detyrim është shtyrë në kohë duke u dhënë personave të prekur një status tolerimi (Duldung).
Më së shumti refuzime të azilit kanë marrë shtetasit e Serbisë (17.000) dhe ata të Shqipërisë (15.000)
Janë gjithsej 573 mijë azilkërkues, mbi kërkesën e të cilëve nuk është vendosur ende.
Po ashtu statistika e fundit tregon se është pesëfishuar gjatë kësaj periudhe numri i ankesave gjyqësore të azilkërkuesve.
Dy të tretat e azilkërkuesve ose 64% të tyre në Gjermani janë meshkuj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











