Bota
Gjermani: Kërkohet kujdes nga shoferët për shkak të nxehtësisë
Këtë javë në Gjermani, temperaturat parashihen të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, kështu që zyrtarët kanë vendosur kufijtë të shpejtësisë për pjesët e rrjetit të famshëm në autoban të Gjermanisë, me shqetësimin se rruga mund të bëhet e rrezikshme nga nxehtësia.
Vala e nxehtësisë që goditi Gjermaninë jo vetëm që shkakton probleme për njerëzit, po ndikon gjithashtu në rrugë.
Ekspertët kanë frikë se pjesët e autostradës mund të ndikohen nga nxehtësia, duke rritur rrezikun e aksidenteve, përcjell albinfo.ch.
Kjo është arsyeja pse autoritetet kanë imponuar kufijtë e shpejtësisë në pjesë të autobahnit të vendit, i cili njihet për moskufizim të shpejtësisë.
Disa pjesë të A9 dhe A38 në jug të shtetit gjerman Sachsen-Anhalt janë subjekt i kufizimeve të shpejtësisë deri në njoftimin e radhës, sipas kreut të autoritetit shtetëror të ndërtimit të rrugëve, Uwe Langkammer. Dhe, limiti i shpejtësisë në këtë pjesë është 120 km/h. Kurse, një limit prej 100 km / h është vendosur për A9 në drejtim të Munihut.
Paralajmërohet se mund të vendosen më shumë kufizime shpejtësie ose masa, nëse vazhdon ngrohja ekstreme. Ndërkohë, në verën e vitit 2015, nxehtësia shkaktoi një dëmtim të madh të një pjese të A9.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















