Bota
Në Gjermani, gjatë janarit kanë ardhur 64700 refugjatë të rinj
Mesatarisht në kufijtë e këtij vendi për çdo ditë kanë hyrë nga 2086 persona që është shumë më pak se në dhjetor, kur mesatarisht hynin nga 3000 në ditë
Gjatë muajit janar në Gjermani kanë ardhur 64700 refugjatë. Siç bën të ditur Policia Federale, mesatarisht në kufijtë e këtij vendi për çdo ditë kanë hyrë nga 2086 persona, shkruan agjencia e lajmeve reuters. Shumica e madhe e të tre këtë e kanë bërë përmes Austrisë.
Këto shifra janë dukshëm më të ulëta se ato të regjistruara gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, kur mesatarja e të ardhurve ishte 3000 në ditë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa gjatë muajve të verës kjo mesatare ditore shkonte edhe në 8000 e më shumë refugjatë.
Ekspertët, këtë rënie e shpjegojnë me motin dimëror në Detin Egje, i cili për shumë refugjatë është hapi i parë i udhëtimit të tyre nëpër rrugën ballkanike.
Megjithë këtë zvogëlim numri, po u vazhdua me këtë ritëm, megjithatë deri në fund të vitit në Gjermani do të vijnë më shumë se 760 mijë refugjatë.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz