E-Diaspora
Në Gjermani arrestohen gjashtë punëtorë ilegalë
Më 26 shtator 2018, nëpunësit e Kontrollit financiar të Zyrës doganore gjermane në Dortmund, kanë kontrolluar një kantier në rrethinën e qytetit të Dortmundit.
Në kantierin e ndërtimit të një shtëpie banimi, ata kishin shkuar pas një informate të pranuar anonime, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Në vendngjarje u zbuluan gjashtë shtetas shqiptarë e maqedonas, të cilët kanë qenë duke punuar në ndërtimin e shtëpisë.
“Për punësimin në Gjermani, personat në fjalë nuk kanë mundur të identifikohen me leje të rregullt qëndrimi. Të gjithë të punësuarit gjithashtu nuk kanë pasur vendbanim të caktuar”, ka deklaruar Madelaine Becker, zëvendës zëdhënëse për shtyp, informon Albinfo.ch.
Të gjashtë punëtorët shqiptarë dhe maqedonas e humbën lejen e qëndrimit tremujor si rezultat i punësimit të paligjshëm dhe prandaj u arrestuan përkohësisht në vendngjarje. Ndaj tyre janë inicuar procedura penale nën dyshimin e qëndrimit të paligjshëm në Gjermani.
Për situatën e mëtutjeshme të shqiptarëve dhe maqedonasve të moshën 22-49 vjeçare, tani do të vendosin autoriteti përgjegjëse për emigracionin.
Punëdhënësin e të pandehurve e presin procedura për ndihmë në qëndrimin e paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm të punëtorëve pa leje pune të vlefshme.
Hetimet janë në rrjedhë e sipër.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











