Bota
Në fshatin skocez Wigtown mundësohet pushimi dhe puna

Një librari në fshatin piktoresk Wigtown, në jug të Skocisë, ka një ofertë speciale, i fton turistët që të qëndrojnë në këtë fshat dhe të punojnë sikurse libërshitës deri në dy javë, nëpërmes ueb-faqes Air BnB.
Ideja është dëshmuar të jetë aq e popullarizuar saqë libraria Open Book ka rezervime për tre vjetët e ardhshme. Alison Drury, e cila punon aktualisht në librari, tha se miqtë e saj ia kanë shumë zili për mënyrën se si ajo po e kalon pushimin, përcjell albinfo.ch.
E mysafirët që vijnë këtu qëndrojnë në banesën mbi librari dhe kanë në shfrytëzim edhe biçikletat me të cilat mund të eksplorojnë më shumë rrethinën.
Ata përkrahen nga një ekip vullnetarësh dhe kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, si leximi i librave apo të tjera. Bashkëthemeluesja e projektit Open Book, Jessica Fox, tha se qëndrimi në librari është realitet i vërtetë virtual, e që u mundëson mysafirëve të përjetojnë fantazinë e posedimit të një librarie në një qytet bregdetar. Wigtown, i cili në total ka 14 librari dhe rreth 900 banorë, në vitin 1998 u shpall “Qyteti kombëtar i librit” në Skoci.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor