Lajme
Në frigorifer apo në ambient, ja si duhet të ruhen vezët
Ruajtja e duhur e vezëve është një pyetje që lind shumë shpesh në mendjen tonë, mund të themi sa herë që kthehemi në shtëpi nga supermarketi. Dhe me siguri kemi lexuar ose dëgjuar për metoda të ndryshme.
Gjëja më e zakonshme është blerja e vezëve në kuti të posaçme letre dhe ndoshta shumë prej nesh i vendosin ashtu në frigorifer. Mirëpo çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar? A janë këto kuti të përshtatshme për të ruajtur në mënyrë të sigurt vezët tona apo është më mirë t’i transferojmë në derën e frigoriferit?
Çfarë thonë ekspertët e ushqimeve?
Ekspertët theksojnë se, për shkak se lëvozhga e vezëve është poroze (ka pore), ato mund të thithin lehtësisht aromat nga ushqimet me erë të fortë. Dhe pikërisht sepse janë poroze, nuk na lejohet t’i lajmë, pasi kështu u largohet barriera e tyre mbrojtëse natyrore, veshja e tyre natyrale në lëvozhgë, e cila është linja e parë e mbrojtjes duke mbajtur ajrin dhe bakteret jashtë vezës. Pra, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i mbani të ndara nga pjesa tjetër e ushqimit në frigorifer, në kuti vezësh letre dhe për periudhën kohore të treguar në çdo paketë.
Gjithashtu, një tjetër fakt interesant që theksojnë ekspertët është se, për t’i mbajtur ato edhe më të freskëta, një këshillë e mirë është t’i vendosni brenda kutive të vezëve me kokë poshtë, pra anën ku maja është më e hollë për ta lënë poshtë. Në këtë mënyrë, theksojnë ekspertët, ndihmojmë të mbajmë të verdhën në qendër të vezës dhe parandalojmë këputjen e xhepit të ajrit që ndodhet tashmë brenda saj, duke ulur ndjeshëm rrezikun e prishjes, veçanërisht nëse nuk e konsumojmë shpejt.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











