Lajme
Në Francë sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare
Macron mposhti ekstremin e djathtë në prill, por kësaj radhe sfida është më e vështirë
Nuk kanë kaluar as dy muaj që kur Emmanuel Macron fitoi bindshëm edhe një mandat si president i Francës, por ai të dielën (sot) shpreson në një rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të mos pengohet në realizimin e reformave të planifikuara.
Në Francë sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, për të vendosur se kush do ta kontrollojë Parlamentin e Francës, raporton BBC, transmeton albinfo.ch.
Macron mposhti ekstremin e djathtë në prill, por kësaj radhe sfida është më e vështirë.
Jean-Luc Melenchon i ekstremit të majtë drejton aleancën e gjelbër të majtë që përfundoi shumë afër me Macronin në rundin e parë një javë më parë.
Aleanca e quan veten Nupes dhe në sondazhe thuhet se kjo aleancë e majtë mund ta ndalojë Macronin të fitojë 289 ulëse që i duhet për ta pasur shumicën në Parlament. Macron drejton aleancën centriste, Ensemble.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









