Lajme
Në takimin Vuçiq – Vahrleyi shfaqet libri “Trashëgimia e krishterë në Kosovë e Metohi”
Takimi i sotëm mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe Komisionerit për Zgjerim, Oliver Vahrleyi, ka ndodhur në zyrën e misionit serb, ku ai është pritur me pogaqe tradicionale serbe.
Presidenti i serbëve këtë mikpritje në qytetin administrativ të Evropës e publikoi edhe në Instagram.
“Mirëseardhje me bukë serbe në misionin serb në Bruksel”.
Pas takimit, Vahrleyi postoi në Twitter dhe tregoi çfarë u bisedua.
“Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19 dhe përgatitjet për Planin Eonomik. Komisioni Europian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Por, ajo që mori vëmendje të madhe në këtë fotografi ishte prania e një libri me titull “Trashëgimia e krishterë në Kosovë e Metohi” afër Komisionerit Evropian për Zgjerim.
Kjo ngjalli edhe reagime të shumta.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, këtë fotografi e ka quajtur skandal diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim.
“Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – takimi i Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi ,me Vuçiqin, me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane. Projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit”, ka shkruar ajo, duke theksuar se duhet ta ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues se Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas










