Kosova
Javën e ardhshme, rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 6 tetorit
Për dy ditë pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, derisa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të shpallet në fillim të javës së ardhshme

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka filluar numërimi 26 mijë e 819 votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, për të cilin u tha se do të marrë rreth dy ditë.
Pas përfundimit të këtij procesi, u tha se shpallja e rezultateve të përgjithshme nga KQZ do të bëhet në fillim të javës se ardhshme.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se ky numërim i votave ka ardhur pas verifikimeve të tyre, teksa bëri të ditur se disa prej tyre edhe janë refuzuar, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Elezi nuk e mohoi mundësinë që ndonjë vendvotim të shkojë prapë në rinumërim.
“Pasi ta përmbyllim procesin e numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, janë disa procedura të tjera në QNR që zhvillohen pas procedurës të numërimit, që do t’i hapin rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit të këtij viti. Besojmë që shpallja e rezultateve do të bëhet nga KQZ-ja në fillim të javës së ardhshme”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak