Tematike
Në emër të atit, të birit dhe – të Mandelës!
Nëna Terezë rangohet pas Nelson Mandelës
E çuditshme: Një sondazh tregon se zviceranët e shohin babanë e Afrikës Jugore si një figure, e cila e simbolizon pajtimin më shumë sesa – Jezusi!
Ështe fakt se nuk jemi duke e përjetuar epokën më të mirë. Masakra në një vend, rrëzim të aeroplanit apo fundosje të anijeve dikund tjetër… Ka shumë kohë që aktualiteti nuk ka qenë aq i errët sesa muajve të fundit. Në këtë kontekst të turbulluar, redaksia e gazetës “Quart d’heure pour l’essentiel” (Një çerek ore për më të rëndësishmen), i cili shpërndahet në 100 000 shtëpi gjatë ditëve në vijim, ka kërkuar nga instituti Link që të ndërmarrë një anketë. Autorët e kësaj ankete kanë marrë në pyetje më shumë se 1000 zviceranë, nga mjedise të ndryshme, se cilat janë figurat që e simbolizojnë më së miri veprën e pajtimit sipas tyre.
Rezultatet janë të çuditshme dhe nuk e shpërblejnë aspak Jezusin, e aq më pak Muhamedin. I tejkaluar nga Mandela, Nënë Tereza dhe Gandi, Jezusi ndodhet në mes të tabeles. Mbrapa tij gjenden Papa Francesku, i ndjekur nga Buda dhe pastaj nga themeluesi i Islamit. “Të jemi të sinqertë, e kemi pyetur veten se çfarë duhet të bënim me këtë rezultat të fundit”, tregon Christian Willi, drejtor i Alliance Presse, bashkëredaktues i revistës. Por kemi vendosur të bëjnë gazetari deri në fund. Do t’i kishim publikuar këto rezultate edhe nëse Jezusi kishte arritur i fundit, tregon ky person nga mjedisi evangjelist.
Më politik sesa fetar megjithatë, ai paralajmëron: Ky sondazh nuk e ka vlerën e një testi të popullsisë: “Pyetja e madhe, për ne, ishte që të kuptojmë se cila ishte domethënia e “pajtimit”. Siç duket, e kanë kuptuar nga këndi i gjeopolitikës dhe kanë votuar për “bërësit e paqes”, nga ku rrjedh suksesi i Mandeles në këtë anketë”.
Por, me sa duket, rezultatet nuk e çudisin Pascal Gemperli, president i Unionit të Vaudit të shoqatave myslimane: “Fakti që profeti Muhamed ‘shënon pak pikë’ nuk është i çuditshëm, kur e shohim se çfarë bën ISIS në emër të tij”. Ai tregon se profeti është me të vërtetë një figurë e pajtimit: “Duke ndjekur hapat e tij, ne, unioni, angazhohemi shumë për dialogun ndërfetar, edhe pse, siç dihet, nuk kemi probleme me asnjë komunitet. Për të tjerat, ai vlerëson se këto të dhëna përbëjnë një logjikë kronologjike.
“Njerëzit e kanë parë Mandelen në televizor si dhe politikën e tij për pajtim kombëtar. Sinqerisht, po të më kishit pyetur t’i parashikoj rezultatet, do të kisha imagjinuar diçka të ngjashme”. Sipas filozofit François-Xavier Putallaz, nga Universiteti i Fribourg-ut, renditja e Jezusit është në përputhje me veprën e tij në tokë. “Po të kishte bërë unanimitet të njerëzit, a besoni se do ta kishin vrarë”? Ai vlerëson se, sipas besimit të krishterë, Krishti vetëm mund të jetë një “shenjë kundërthënëse”, duke i vendosur të gjithë para shpëtimit.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











