Lajme
Në dy akademi të ndara përkujtohet pesëvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës

Kosova sot e përkujton pesëvjetorin e vdekjes së presidentit të saj historik. Edhe ky përvjetor shënohet me ceremoni të ndara. Përderisa LDK-ja, kryetar i së cilës ishte presidenti i ndjerë, në një akademie përkujtimore në ora 10.30 përkujton vdekjen e Rugovës, ku pritet ta marrin pjesë personalitete e liderë politikë, në anën tjetër, nën përkujdesjen e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, në orën 12.00, në Teatrin Kombëtar mbahet një tjetër akademi përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës, të cilën do ta transmetojë drejtpërdrejt RTK-ja.
Po ashtu LDK-ja do të mbajë akademi përkujtimore dhe një aktivitet letrar, me temë veprën kulturore e letrare të Ibrahim Rugovës.Në të dy përkujtimet parashihet të marrin pjesë personalitetet të larta vendëse e ndërkombëtare, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që fytyrat e njëjta të lëvizin nga njëra në tjetrën.
Mësohet se në akademinë e organizuar nga LDK-ja, do të marrë pjesë edhe familja e presidentit të ndjerë dhe grupi iniciator i Listës Dr.Ibrahim Rugova, në krye më djalin e presidentit – Ukë Rugova.
Ky do të jetë rasti i parë i përshëndetjes së Ukë Rugovës dhe familjes Rugova me lidershipin e LDK-së që kryesohet nga Isa Mustafa.Është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e LDD-së dhe liderit të saj Nexhat Dacit, që do të shënojë një rast të veçantë të “shtendosjes” së marrëdhënieve në mes të këtyre dy partive politike të cilat kanë dalë nga një burim politik – filozofia politike rugoviane.
Ndërkohë edhe në akademinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit pritet të marrin pjesë Isa Mustafa, Nexhat Daci e Ukë Rugova
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja