Lajme
Në ditën e tyre, të moshuarit ndihen të pakënaqur
Sipas statistikave rreth 128 mijë presona janë të moshës mbi 65 vjet. Pleqtë në Kosovë jetojnë pa përkujdesje institucionale dhe pa sigurime shëndetësore
Institucionet e Kosovës shënuan të enjten Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve, me premtimet për të bërë më shumë për këtë kategori, që përbën rreth 7 për qind të popullsisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës. Sipas statistikave rreth 128 mijë presona janë të moshës mbi 65 vjet.
Për të shënuar këtë ditë, u mbajt një takim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me moton “Qëndrueshmëria dhe gjithëpërfshirja moshore në mjedisin urban”. Në këtë takim u tha se të moshuarit në Kosovë jetojnë në gjendje të rëndë, pa përkujdesje shëndetësore dhe me nje pension simbolik rreth 75 euro.
Naim Jerliut, nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike, tha se në Kosovë kjo kategori njerëzish ndihet e neglizhuar sepse nuk është në fokusin e institucioneve si në aspektin social ashtu edhe në atë socioekonomik, ku shumica e të moshuarve thuajse 80 për qind e tyre kanë probleme shëndetësore dhe të cilëve nuk ju mjaftojnë para as për blerjen e barërave.
“Deri në vitin 2060 sipas projeksioneve të mbështetura në regjistrimin e popullatës së vitit 2011, do të kemi rreth 39 apo 40 për qind të popullatës të cilët do të kalojnë moshën mbi 65 vjet”, tha Jerliu.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se kjo kategori është në rritje dhe se ministria të cilin ai udhëheq është duke e ndihmuar këtë kategori duke dal në mbrojtje si dhe duke siguruar legjislacion të sigurimit të shërbimeve shëndetësore falas.
“Ju kemi siguruar barëra bazike për shumë sëmundje kronike që janë shumë të shpeshta në këtë moshë, dhe i marrin shpejt ashtu siç e thanë edhe vet përfaqësuesit e këtyre grupmoshave”, tha Rrahmani.
Ndërsa Hasan Berisha, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, tha se në periudhën pas pensionimit, të moshuarve iu duhet një përkrahje e madhe, ndërkohë që e vlerësoi faktin se kjo grup-moshë nuk do të paguajnë kontribute për sigurimet shëndetësore publike të obliguara në Kosovë.
Ndryshe, prindërit në Kosovës pleqërinë e kalojnë kryesisht me djemtë ose vajzat e tyre. Ata jetojnë në bashkësi, pasi që në Kosovë nuk ka shtëpi të pleqve sikurse në shumë vende evropiane. Realisht në krejt Kosovën janë vetëm disa shtëpi të pleqve, ndërkaq më e madhja është në Prishtinë në të cilën jetojnë 74 persona.
Këtyre personave, që janë pa përkujdesje familjare në Prishtinë, iu ofrohen shërbime 24 orë duke përfshirë, ushqim, veshmbathje, terapi sociale, shërbim shëndetësor, shërbim të administratës, aktivitete tjera, organizohen shëtitje nëpër vende të ndryshme në Kosovë,e etj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













