Sport
Në ditën e fundit: Januzaj kalon në Dortmund, Xhemaili në Genoa
Kur kanë mbetur edhe pak orë para përfundimit të afatit kalimtar të futbollistëve, bëhet e ditur se Adnan Januzaj dhe Blerim Xhemaili janë huazuar tek skuadra të reja, njofton “albinfo.ch”.
Derisa Januzaj nga Mançester United ka kaluar tek Borusia Dortmund për një sezon, Blerim Xhemaili nga Galatasaray është transferuar në Genoa të Italisë për dy sezone.
Mediet ndërkombëtare tashmë e kanë konfirmuar kalimin e Xhemailit në Genoa, ndërsa siç raporton gazeta bild.de, edhe marrëveshja mes Januzajt dhe Dortmundit tashmë ka përfunduar, përcjell “albinfo.ch”.
Shqiptari i përfaqësueses zvicerane, pas një sezoni në Galatasaray, është rikthyer sërish në kampionatin Italian. Xhemaili edhe në të kaluarën e tij kishte luajtur për Torinon, Parmën dhe Napolin.
Ndërkaq në anën tjetër Januzaj i cili luan edhe për kombëtaren belge duke mos pasur të garantuar paraqitjet e tij tek klubi anglez, pritet të dëshmojë aftësitë e tij në bundesligën gjermane.
Një transferim tjetër i cili është bërë gjatë këtyre ditëve është edhe i Albion Avdiajt i cili pas një sezoni të kaluar në Gjermani, te skuadra e dytë e Wolfsburgut, tashmë ka zyrtarizuar kalimin e tij në kampionatin zviceran,Vaduz.
“Transferimi u realizua me sukses, jam gati për sfidën e re”, ka njoftuar vet futbollisti në “Facebook”.
Avdiaj I cili luan edhe për shpresat e Shqipërisë gjatë sezonit 2013/14 mbronte ngjyrat e klubit të Cyrihut, FC Grasshopers.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak