Shkurt.ch
Në disa shtete gratë paguhen më shumë se burrat
Në Evropë pagat e femrave menaxhere janë më të ulëta se ato të meshkujve. Përveç në Rusi dhe në Bullgari, ku rrogat e femrave janë më të larta se ato të meshkujve.
Në kontinentin evropian femrat, edhe nëse ato kanë poste drejtuese, ende fitojnë më pak se burrat. Ky është vlerësimi i arritur në studimin e realizuar nga kabineti Mercer, kabinet i specializuar për burimet njerëzore. Vetëm dy vende i largohen këtij vlerësimi: Bullgaria dhe Rusia. Me kompetenca të barabarta gratë bullgare drejtuese fitojnë mesatarisht 5% më shumë se sa homologët e tyre meshkuj, ndërsa ruset 3%.
Situatën më të keqe e kanë gratë në Gjermani: paga e tyre është 22% më e ulët se ajo e meshkujve, ndërsa në Zvicër ky ndryshim është “vetëm” 7 për qind.
Në përgjithësi gratë janë shumë më pak të përfaqësuara se sa burrat në krye të biznesit: në kontinentin evropian 71% të menaxherëve janë burra. “Diskriminimi gjinor i thjeshtë nuk është i vetmi shpjegim për këto dallime në trajtim”, thekson Sophie Black, përgjegjëse e këtij studimi. “Gratë kanë më shumë gjasa të marrin leje më të gjatë apo kohë pune të pjesshme, shpesh për t’u kujdesur për fëmijët. Këto mungesa kanë një ndikim negativ në evoluimin e pagës së tyre”.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












