Lajme
Në disa kantone të Zvicrës vijon mësimi online në gjuhën shqipe
Në disa vende, mësimi i gjuhes shqipe ende po mbahet online
Edhe pse në disa kantone mësimi i gjuhes shqipe ka filluar të vijohet në distance, shume kantone ende po zhvillojnë mësimin e gjuhes shqipe online. Në kantonin e St. Gallenit; në Flums, në Mels – Sargans, në Buchs, Sevelen, në Ballgach, në Rebstein, në Altstätten, në St. Gallen, në Will, në Wittenbach, në Gossau vetëm se ka filluar në javën e kaluar mesimi i gjuhes në objektet shkollore, shkruan albinfo.ch.
Tashmë autoritetet zvicerane kanë ndërmarrë një varg masash për t’iu kthyer zhvillimit normal të jetës pas pandemisë Covid-19, përfshirë rihapjen e shkollave fillore dhe të mesme, që do të thotë se mësimi do të vazhdojë për fëmijët deri në moshën 18-vjeçare.
Mirëpo megjithatë në disa vende, mësimi i gjuhes shqipe ende po mbahet online. Nxënësit e shkollës shqipe “Ostermundigen Bern” në Zvicër po vijojnë me përkushtim mësimin e gjuhës shqipe online, shkruan albinfo.ch.
Detyrat dhe puna e tyre e palodhur po vazhdon edhe në distancë përmes videove dhe duket se mesimi online nuk kanë qenë ngarkesë për ta, por një lehtësim për ta kaluar këtë kohë pandemie.
Po ashtu, edhe në Uster po vazhdon mësimi online i gjuhës shqipe dhe se mësimi në objektin shkollor do të fillojë në javët në vazhdim është konfirumar ditë më parë nga mësuesi Vaxhid Sejdiu. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












