Kosova
Në dhjetor pritet të nisë procesi i transformimit të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës shënon ditën e saj. Të 7 kazermat e FSK-së kanë hapur dyert për qytetarët, të cilët kanë parë nga afër pajisjet dhe gjithë ato që e bëjnë Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka theksuar se në dhjetor pritet të nisë procesi i transformimit të FSK-së, e që sipas tij, do të zgjasë 10 vjet, përcjell albinfo.ch.
Komandanti i Forcave Tokësore, Enver Cikaqi, u shpreh se FSK-ja ka bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët e Kosovës, teksa shtoi se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Tri projektligjet që i japin mandat ushtarak Forcës tashmë janë në lexim të dytë dhe pritet të votohen në javët e para të dhjetorit, nga ku do të fillojë transformimi 10-vjeçar i krijimit të Ushtrisë së Kosovës.
Dita e Forcës tash e një kohë mbahet më 27 nëntor, dhe ajo lidhet me betejën e parë të UÇK-së, mes datave 25-27 nëntor të ‘97-s dhe daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor të po atij viti.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










