Kosova
Në Danimarkë kritikohet marrëveshja me Kosovën për burgjet
Ministri danez që e nënshkroi dha dorëheqje
Kujtojmë se Kosova më 26 prill ka nënshkruar traktatin për t’ia dhënë Danimarkës me qira 300 qeli në burgun e Gjilanit, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, marrëveshja është kritikuar nga disa organizata të fëmijëve në Danimarkë, që thonë se ajo mund t’i shkelë të drejtat e njeriut. Mediumi danez, Altinget, disa organizata thonë se mundësia që fëmijët t’i vizitojnë prindërit e tyre të transferuar në burgjet e Kosovës mund të komplikohet aq shumë sa mund të jetë në shkelje të të drejtave të njeriut.
Kësisoj, marrëveshja politike për dhënien me qira të burgjeve në Kosovë rrezikon t’i dëmtojë fëmijët, vlerësojnë në Danimarkë. Fëmijët kanë të drejtë t’i vizitojnë prindërit e tyre, por mund të jetë aq e shtrenjtë dhe e rëndë sa rrezikojnë ta humbasin marrëdhënien me prindërit e tyre, shkruan Altinget.
Marrëveshja me Kosovën është një nga veprimet e fundit të tani ish-ministrit të Drejtësisë, Nick Hækkerup.
Marrëveshja e kritikuar nga disa organizata të fëmijëve tani do të jetë në dorë të ministrit të ri, Mattias Tesfaye, të cilit i kërkohet ta konsultojë ligjin.
Këtë marrëveshje e lavdëroi më 27 prill në Komisionin parlamentar për Integrime Europiane ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Një marrëveshje e tillë e fuqizon bashkëpunimin dhe po ashtu kemi marrë zotimet nga Danimarka që do të na ndihmojnë në secilën pengesë apo barrikadë që ne e kemi si shtet në anëtarësime në mekanizma të ndryshëm, qoftë në çështjen e liberalizimit të vizave”, tha ajo, duke theksuar se “fjalën e fundit e ka Kuvendi”.
Ish-homologu i saj danez, Nick Haekkerup, po ashtu e kishte përshkruar marrëveshjen si shumë të favorshme për vendin e tij.
Sipas Haekkerup, marrëveshja siguron që kriminelët e deportuar nga Danimarka të mbahen në Kosovë në burgje që i plotësojnë standardet daneze. Sipas tij, burgu në Gjilan është shumë i përshtatshëm për këtë qëllim.
Gazetat daneze shkruan se marrëveshja përmban një pasazh, sipas të cilit të dënuarit, të cilët vijnë ekskluzivisht nga vendet jashtë BE-së, duhet të deportohen drejtpërdrejt nga Kosova në vendet e tyre të origjinës pasi ta kenë vuajtur dënimin.
Marrëveshja duhet të ratifikohet nga parlamentet e Danimarkës dhe të Kosovës.
Nga kjo marrëveshje ndërkombëtare Kosova për 10 vjet pritet të përiftojë 60 milionë euro investime në energji të ripërtritshme dhe 150 milionë euro për nevoja të tjera të vendit.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












