E-Diaspora
Në cilin vend aplikojnë më së shumti shqiptarët për azil?
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues
Shqipëria vijon të jetë shteti evropian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE.
Sipas statistikave që ka publikuar Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Evropian. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040, shkruajnë mediat shqiptare.
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues, përcjell albinfo.ch.
Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.
Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.
Gjatë tremujorit të dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Evropian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasuar me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131400 azilkërkues.
Numri më i lartë i azilkërkuesve vjen nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Ndërkohë që këtë tremujor numër të lartë aplikuesish për herë të parë ka edhe Venezula, vend i cili po përjeton një krizë të fortë ekonomike.
Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikime për azil janë ende në pritje.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Jeta në Austri
-
Vjena ka investuar 53 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit në 2024 Vjena investoi pothuajse 53 milionë euro në rrugë të reja çiklizmi në vitin 2024, duke shtuar...
-
Çfarë do të thonë për ju shkurtimet buxhetore të Austrisë
-
Një grua austriake është rrëmbyer në Nigeri
-
Zgjerohen zonat e ndalimit të armëve në Vjenë
-
Ndryshimet që blerësit dhe qiramarrësit mund të presin në Austri në vitin 2025