Bota
Në cilat vende punohet më shumë e në cilat më pak
Analiza merr në konsideratë numrin total të orëve të punës gjatë vitit dhe e ndan atë me numrin mesatar të njerëzve të punësuar
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Meksika, Kosta Rika dhe Koreja Jugut, renditen në krye të vendeve ku njerëzit punojnë më shumë orë, ndërsa Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia janë vendet ku punohet më pak orë.
Analiza merr në konsideratë numrin total të orëve të punës gjatë vitit dhe e ndan atë me numrin mesatar të njerëzve të punësuar.
Ajo përfshin orarin e rregullt të punonjësve me kohë të plotë, kohë të pjesshme, orët e punës të paguara dhe të papaguara dhe orët e punës shtesë, shkruan ‘monitor’.
Punonjësit në Gjermani punojnë mesatarisht 1,356 orë në vit, rreth 900 orë më pak se ata në Meksikë. Kjo krahasohet me mesataren e vendeve të OECD 1,744 orë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1,780 orë dhe Japoni 1,710 orë, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani, rreth 5% e punonjësve thanë se ata punonin në “orë mjaft të gjata” krahasuar me mesataren e vendeve të OECD me 13%, siç rezulton në një raport të OECD. Ndërkohë që ndryshimi mund të shpjegohet kryesisht nga sjelljet kulturore dhe faktorë të tjerë socialë, mund të ndikohet edhe nga politika. Koreja e Jugut, ku punonjësit punojnë më shumë se 2000 orë në vit, bëri bujë vitin e kaluar me lajmin kur Asambleja Kombëtare votoi reduktimin e numrit maksimal të orëve të punës në javë nga 68 në 52 orë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











