Bota
Në cilat shtete konsumohet më shumë alkooli?
Bazuar në këto të dhëna, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 130 miliardë dollarë në drejtim të blerjes së pijeve alkoolike në të gjithë Evropën
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostati gjatë kësaj jave, shtetet e Balltikut shpenzojnë një pjesë të madhe të parave të tyre për pije alkoolike.
Bazuar në këto të dhëna, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 130 miliardë dollarë në drejtim të blerjes së pijeve alkoolike në të gjithë Evropën.
Estonia është shteti që ka shpenzuar më shumë në drejtim të blerjes së pijeve alkoolike gjatë 2018, rreth 5.2 për qind, e ndjekur nga Letonia (4.9%) dhe më pas nga Lituania me (4%).
Këto tre shtete të tjera më pas janë ndjekur nga Polonia (3.5%), Republika Çeke (3.3 për qind) dhe Hungaria (3%), transmeton ‘monitor’.
Në fund të kësaj renditjeje është Spanja, me konsumin më të ulët të alkoolit, rreth 0.8 %, ndërsa Greqia dhe Italia kanë shpenzuar rreth 0.9 %, përcjell albinfo.ch.
Evropa është kontinenti me konsumin më të lartë të alkoolit në botë dhe për pasojë ka edhe numrin më të lartë të vdekjeve sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Ashtu siç edhe e përmendëm më sipër, duke qenë se Estonia renditet në vend të parë si vendi me konsumin më të lartë të alkoolit në Evropë, Organizata Botërore e Shëndetit po lobon fort në këtë shtet në prezantimin e rregullave të reja mbi çmimin e alkoolit, reklamimin dhe tregtimin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











